Kanada: Vdes në aksident mjeku dhe profesori shqiptar Agron Alija

85
fresco

Mjeku shqiptar në Kanada, Agron Alija, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me automobilistik.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Ambasada e Shqipërisë në Kanada, ku ambasadorja Artemis Kosta Malo ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit.

Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London në provincën e Ontarios.

“Me dhimbje të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Agron Alija. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr. Agron Alija për këtë humbje të pazëvendësueshme. Dr. Agron Alija ishte një figurë emblemë e komunitetit shqiptar në Kanada, një profesionist i përkushtuar në fushën e mjekësisë dhe një njeri me shpirt fisnik, që kontribuoi me dashuri, përkushtim dhe integritet në shërbim të njerëzve dhe komunitetit, veçanërisht në Hamilton dhe London, aty ku edhe shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë ‘Schulich’ në London, provinca e Ontarios”, shkruan ambasadorja.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe ta vlerësonin.

Comments