Kanadaja vendos zyrtarisht shaminë pjesë të uniformës së policeve
Në Kanada, gratë myslimane që shërbejnë në Policinë Kalorësiake Mbretërore sëfundmi mund të veshin shaminë sëbashku me uniformen e punës,gjatë ushtrimit të detyrës.
“Ndryshimi është bërë me qëllim që të inkurajojë diversitetin fetar në vend dhe të ulë paragjykimin”, kanë deklaruar zyrtarë të qeverisë për “The Independent”.
Mesa duket Kanadaja ka marrë një qëndrim kundër islamofobisë dhe e ka vendosur veten larg shteteve që synojnë të cënojnë mënyrën e veshjes së myslimanëve.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, të martën hodhi poshtë nocionin e vendit për të imponuar ndalimin e ‘burkinit’.
“Në Kanada, ne flasim për pranim, miqësi, mirëkuptim? Ky është rrethi ku ne jemi duke shkuar dhe ne i nderojmë komunitetet tona të ndryshme dhe të pasura “, ka thënë ai për “AFP”, agjencinë franceze të lajmeve.