Kancevska-Milevska sot do të përballet me Fatime Fetai në gjykatë

Ministrja e kulturës, Elizabeta Kancevska-Milevska edhe një i dyshuar në rastin “Tenderët” të cilën e hapi Prokuroria Speciale Publike janë duke u marr në pyetje në Gjykatën Themelore Shkupi 1, transmeton TetovaSot.
Ashtu si publikuan mediet, Kancevska-Milevska është futur në gjykatë nga dera prapa gjykatës të cilën e shfrytëzojnë të punësuarit, në shoqërim të avokatit Nikolla Dodevski, i cili është mbrojtës i një numri më të madh të funksionarëve të dyshuar në hetimet që është duke i udhëhequr PSP. Në Gjykatë gjendet edhe prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai.
Gjykata Themelore do të duhet të vendos nëse Kancevska-Milevska do të ngel pa pasaportë, masë e kujdesit që e kërkoi PSP-ja.