
Në kryeqytet kushdo që merr drejtimin e komunës do të qeverisë me Ligjin për Prishtinën.
Kryeministri Ramush Haradinaj, shfrytëzoi fushatën e AAK-së në Prishtinë të jap lajmin se ligji është dorëzuar tanimë në kuvend.
E Haradinaj është i bindur se qeverisjen më të mirë do ta ofroj kandidati i AAK-së Arbër Vllahiu.
Ky i fundit në projektin e tij qeverisës, parasheh ndarjen e kryeqytetit në tre zona, krijimin e zonave të lira ekonomike dhe zëvendësimin e shtyllave anti-parking me drunj.
Gjelbërim dhe parqe rekreative ka synim të shtoj edhe Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, i cili po synon edhe një mandat në krye të Prishtinës.