Kandidati i Partisë Fjala, Vehbi Berisha votoi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

Kandidati i Partisë Fjala, për kryetar të Drenasit, Vehbi Berisha, votoi në fshatin Gllanasellë, qendra e votimit në shkollën “Xhevë Lladrovci”.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Berisha pasi votoi tha se sot edhe moti është i favorshëm dhe i disponueshëm për t’ua bërë më të lehtë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
“Unë sot e ushtrova të drejtën qytetare të votimit dhe i ftojmë qytetarët e Drenasit në përgjithësi te dalin sot të votojnë, t’i përgjigjen këtij procesi zgjedhor, për shkak se është e drejtë e tyre qytetare dhe është obligim qytetar që të dalin dhe të zgjedhin të parin e komunës të Drenasit. Nga kjo varet e ardhmja e tyre si dhe e ardhmja e krejt komunës se Drenasit. Prandaj, sot sa për fat, kemi një mot shumë të mirë dhe shpresoj që dalja e qytetarëve te Drenasit në zgjedhje do të ketë një pritshmëri të mirë”, tha Berisha.