Kanuni edhe në Tiranë: ‘I lutem Zotit çdo ditë të më marrë shpirtin’


16 vjet të ngujuar. Kanë frikë të kalojnë pragun e derës. I zoti i shtëpisë e ka kryer dënimin për krimin që ka bërë, por burgu nuk ishte asgjë përpara tmerrit që ka përjetuar 16 vjet brenda mureve të shtëpisë.
“Fiks Fare” transmetoi për dy net me radhë fenomenin e gjakmarrjes në veri Shqipërisë, duke sjellë sot historinë një familjeje që jeton në kryeqytet.
Kjo familje qëndron e ngujuar në banesën e tyre në Bathore. Pashuk Marku me origjinë nga Puka ka vrarë një person para 10 vitesh. Në atë kohë është dënuar me 4 vite burg. Pas burgut Marku dhe vëllezërit e tij qëndrojnë të ngujuar.
Mes lotësh ai thotë: I lutem Zotit çdo ditë të më marrë shpirtin. Ai ka tre vajza dhe bashkëshorten. Kjo e fundit thotë se ka shumë frikë si për burrin po ashtu edhe për vajzat. Të gjitha përpjekjet për të marrë besën nga gjakësi kanë dështuar. Askush nuk ia garanton jetën jashtë mureve të shtëpisë. Tregon sesi e ka shoqëruar vajzën e vogël çdo ditë në shkollë nga frika se nuk e çonte dot vetëm, ndërkohë që dy të tjerat i martoi pa i shkolluar për shkak të këtyre problemeve. Çifti “i mbyllur” nga Puka ka vetëm një lutje “T’ju falet gjaku një ditë”.