Kaos në një qendër tregtare në Huston, 7 të plagosur nga të shtënat


Departamenti i Policisë në Houston i është përgjigjur në një situatë kaotike të shtënash në një qendër tregtare që i ka lënë shumë njerëz të plagosur, sipas një alarmi të publikuar nga autoritetet e qytetit.
Policia tha se i dyshuari u qëllua nga oficerët që erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Departamenti i policisë në Houston ka konfirmuar për “ABC News” se të shtënat filluan në 6:29 në një dyqan të “Petco”.
Shtatë persona u plagosën në këtë sulm dhe policia njoftoi se po transportohen në spitalet e zonës.