KAOSI ME TRANSPORTIN URBANË, PRONARËT E AUTOBUSËVE ANKOHEN TEK QYTETI I SHKUPIT
Paga të ulëta, reduktim i orareve, zvogëlim i ditëve pune, mungesë e disa linjave transportuese, siç janë 9 dhe 19, kaos nëpër autobusë, mungesë e pajisjes me kartela elektronike, janë vetëm disa nga ankesat e shumta që shoferët dhe pronarët e autobusëve që vijnë si pasojë e projektit të ri që e kanë sjellur për sistemin e ri elektronik të autobusëve. Për këtë gjë, pronarët e shoferëve privat sot realizuan takim me këshilltarin e PDSH-së në Qytetin e Shkupit, Idriz Orana dhe ndaj këtij të fundit ato i shprehën të gjitha pakënaqësitë që i kanë për shkak të sistemit të ri elektronik.
Pronari i linjës transportuese 19, tregon që kartelat elektronike që shoferët i kanë pasur në dispozicion u janë harxhuar dhe tash më shumë se gjysmën e udhëtarëve e vozisin pa pagesë, kjo gjë automatikisht pastaj shkakton në dëm të tyre.
“Për mungesën e kartelave elektronike ne kemi vozitur më shumë se gjysmën e udhëtarëve pa pages, sepse udhëtari nuk ka faj, hyp në autobus dëshiron të paguaj, unë para nuk guxoj të marr, kurse kartela elektronike nuk kemi, unë nuk mund ta kthej udhëtarin sepse ai nuk ka faj..Me këtë problemin tash që na ka goditur, neve kemi dy problem, njëra është problemi i kilometrave dhe tjetri është çmimi i kilometrave…Me këtë çmim që e kemi tash nuk mundemi t’i mbulojmë harxhimet”, Isen Halili, Pronar i linjës së autobusit me numër 19.
Ai më tutje tregon që për 72 kilometrat që u janë dhënë me sistemin e ri, në ditë mund të dalin me 3880 denarë fitim, ndërsa prej tyre naftë i harxhojnë 2150 denar, 1000 denarë paguajnë shoferët, për atë si pronar ngelin diku 700 denar. Prej kësaj shume ai duhet duhet ta mirëmbaj autobusin, ta mirëmbaj familjen, të paguaj anëtarësim dhe ratën e aparateve elektronike.
Një pronar tjetër i revoltuar nga ky sistem tha që me pagat që ata si pronar i marrin nuk mund ta mbulojnë as edhe naftën që autobusat e tij i harxhojnë.
“Unë harxhimet e mia nuk po mundem t’i mbuloj vetëm për naftën, tash vije data i 10 unë duhet t’i lëshoj 50.000 denar paga, se i kam 5 të punësuar, ka vozitës që punojnë tek unë. Unë tash momentalisht ose duhet ta ndërpres punën, ose do duhet të marr kredi për t’i paguar punëtor. Ne kemi pasur 48 autobusë që kanë vozitur në ditë me numër 19…na i kanë lënë vetëm 25 autobusa në ditë, të tjerat na i kanë hequr”, tha një pronar tjetër.
Pasi i dëgjoi të gjitha pakënaqësitë e tyre, Idriz Orana, këshilltar i PDSH-së, u siguroi qytetarëve që ai personalisht do të merret me këtë çështje sepse ai tashmë vetëm kishte realizuar një takim me kryetarin e qytetit të Shkupi dhe atë të Ndërmarrjes Publike Transportuese.
“Kishim një takim me kryetarin e komunës dhe të Ndërmarrjes Publike…me bisedat që do të zhvillohen dhe janë zhvilluar, mendoj që do të arrihet një marrëveshje…drejtimi dhe angazhimi im si këshilltar, inteza dhe qëllimi im si këshilltar do të jetë në atë qëllim që të jeni 50 me 50, larg asaj duke menduar se juve do ju dëmtoj…jam i gatshëm që në çdo moment të jem zëri, veshi dhe syri juaj”, ka deklaruar Idriz Orana, këshilltar i PDSH-së në Qytetin e Shkupit.
Orana më tutje tha se javën e ardhshme do të realizoj edhe një takim me kryetarin e qytetit të Shkupi, Koce Trajanovski si dhe me gjithë pronarët e autobusëve privat me qëllim që sa më shpejt ky problem të rregullohet.
Emine Ismaili /SHENJA/
Kaosi me transportin urbanë, pronarët e… by tvshenjaofficial