Të dhënat e Global Fire Power, pjesë e së cilës janë 127 vende të botës, të listuara në bazë të fuqisë ushtarake, tregojnë se Shqipëria në rangun global renditet në pozitën e 90-të.
Ndërkohë që shteti serb renditet në pozitën e 83-të me kapacitete ushtarake shumë më të mëdha se sa vendet e tjera të rajonit.
Nëse analizohen këto të dhëna del se kapacitetet ushtarke të Serbisë në krahasim me Shqipërinë në shumë aspekte janë shumë më të mëdha, mirëpo që kjo arsyetohet me faktin se buxheti vjetor i shtetit serb për ushtrinë është 830 milonë dollarë, gjersa Shqipëria shpenzon rreth 110 milionë dollarë në vit e po ashtu edhe dyfishi i popullsisë serbe në krahasim me numrin total të popullsisë që ka Shqipëria, transmeton InfoPress.
Megjithanë në disa aspekte përparësitë ushtarake të Shqipërisë janë më të mëdha, e kjo vërehet sidomos tek disa llojet të tankeve si dhe tek forca detare.
Përparësia më e madhe e Shqipërisë në këtë rast është fakti se shteti shqiptar është është pjesë e NATO-s, ndërsa Serbia jo.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: