Kapen 130 kg kanabis në Durrës, e kishin fshehur në kamionin e konfeksioneve, arrestohet një person

523

Policia e Durrësit ka sekuestruar 130 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas policisë në pranga ra Edmond Xhaja 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi A.X. 50 vjeç, pronari i firmës së konfeksioneve.

“Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi: Më datë 23.09.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit në automjetin tip Benz, kamionçinë, me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksione, me drejtues shtetasin e mësipërm, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 pako me rreth 130 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”- njofton policia.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të firmës së konfeksioneve, shtetasin:

• A.X. 50 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm është organizatori i trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

Comments