Kapen 23 kg hashash në Kapshticë

254

199721

Afro 23 kg kanabis janë sekuestruar këtë të premte nga policia kufitare e Kapshticës, ndërsa kanë rënë në pranga dy presona. Ata janë Besim Zenuni 55 vjeç dhe Ermira Elezi 25 vjeçe. Arrestimi i tyre erdhi pas kontrollit të bërë në makinën tip “Peugeot” ku u gjet edhe sasia e drogës. Lënda narkotike ishte fshehur në vende të ndryshme të mjetit, si në kabinë, sediljet e pasme dhe të përparme, brenda gomës rezervë si edhe në pjesën e shasisë. Kanabisi ishte ndare në 34 pako të mbështjella me letër natriban. Mësohet se te arrestuarit kishin si destionacion përfundimtar Turqinë.

Comments