Kapen 49 refugjatë sirianë e afganë, tentuan të hyjnë në Shqipëri


Po tentonin të hynin në Shqipëri për të kaluar më pas në vendet e tjera të Europës, por janë kapur mu në kufi. Bëhet fjalë për rreth 49 emigrantë afganë dhe sirianë, të cilët janë kapur në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Burime nga policia thanë për SYRI.net se mbrëmjen e djeshme se rreth orës 21:00 janë kapur 49 refugjatë në vendin e quajtur “Depot e ujit” pranë piramidës numër 28.
Refugjatët ishin duke tentuar të hynin në Shqipëri. /SYRI.net