Kapiteni i ekipit të Premier League refuzoi të mbante shiritin e LGBTQ
Fushata e “Rainbow Laces” të Stonewall, e cila ka filluar nga 29 nëntori dhe do të zgjasë deri më 5 dhjetor, për të mbështetur përfshirjen LGBTQ+ në sport, fushatë kjo që po marrin pjesë edhe klubet nga Premier League angleze, përcjell TV21. Që nga fillimi I kësaj fushate, kapitenët e 19 klubeve mbanin shirita ngjyrë ylberi në përputhje me këtë iniciativë, por, nga të gjithë këta, kapiteni i Ipswich Town, Sam Morsy refuzoi ta bënte një gjë të tillë.
Nga Ipswich thane se janë të përkushtuar në përfshirjen dhe mirëpritjen e të gjithë tifozët, por gjithashtu tha se ata respektojnë vendimin e kapitenit të tyre.
“Ne jemi krenarë që mbështesim fushatën Rainbow Laces të Premier League dhe qëndrojmë me komunitetin LGBTQ+ në promovimin e barazisë dhe pranimit,” thanë ata në një deklaratë. Në të njëjtën kohë, ne respektojmë vendimin e kapitenit tonë Sam Morsy, i cili vendosi të mos mbajë për shkak të bindjeve të tij fetare”, thuhet në deklaratë.