LSDM-ja arriti ta mposht regjimin e Gruevskit, por harroi premtimet kyçe nga motoja “S`ka drejtësi, s`ka paqë” – tha Zv/Kryetarja e LSDM-së, Fani Karanfilovska – Panovska gjatë një interviste për javoren “Fokus”.
Tashmë kemi marrë mësimin tha ajo duke u zotuar se nuk do të heqin dorë nga këto parime.
“LSDM-ja harroi disa premtime kyçe të motos “S`ka drejtësi, s`ka paqë” të Revolucionit Laraman, me valën dhe shpresat me të cilët erdhi në pushtet. LSDM-ja çdoherë fiton kur në baza parimore dhe të vlerave do të arrijë ta mobilizojë lëvizjen qytetare që tejkalon kufijtë partiak. Gjatë kësaj, LSDM-ja nuk e ka priviliegjin të presë dhe të shpresojë se qytetarët do të shohin përmes gishtërinjve. Nga këto parime nuk duhet të hiqet dorë, as nga opozita e as kur jemi në pushtet. Këtë leksion tani e kemi mësuar” – tha Fani Karanfilova.
Gjatë intervistës për “Fokus”, Zv/Kryetarja e LSDM-së, është shprehur se udhëheqësia e re partiake do t`i kthejë partnerët autentik me politika të sinqerta, grupet që mbështesin partitë dhe se nuk do të tolerojnë heqjen dorë nga vlerat e solidaritetit, kujdesit për të gjithë, vecanërisht për kategoritë më të cënueshme, retorikën e urrejtjes dhe ndasive në radhët partiake.