Kardiologu shqiptar që braktisi Zvicrën për t’iu bashkuar ekipit të Taravarit

243
fresco

Kardiologu i njohur shqiptar, Florim Cuculi ka vendosur ta lërë punën në Zvicër për ta ndihmuar kolegun e tij, ministrin aktual të shëndetësisë, Arben Taravarin.

midle

Lajmi u konfirmua nga vetë Taravari i cili është duke kompletuar ekipin e tij për ta realizuar reformën rrënjësore në shëndetësinë e Maqedonisë.

“Në radhët e ekipit tonë është shtuar një mjek i shkëlqyer, ai është specialisti i Kardiologjisë Intervente z. Florim Cuculi. Ky kërçovar i zoti zhvillon karierën e tij në Zvicër duke qënë një nga mjekët më të mirë aty, por tashmë aftësinë dhe eksperiencën e tij evropiane do ta ndajë dhe me ministrinë tonë të Shëndetsisë”, deklaroi Taravari.

Taravari është duke hulumtuar resurse njerëzore për të plotësuar boshllëqet në personel.

Comments