“Bac u kry”, ti e flijove familjen tënde që Kosova t’i përjetojë këto ditë madhështore. Komandanti legjendar, Adem Jashari, gjithnjë do të përkujtohet si njeriu i cili bëri sakrificën më të madhe dhe më të shtrenjtë që Kosova të arrijë këtë ditë.
Pas çdo sakrifice dhe mundi në fund vjen edhe shpërblimi. Populli i Kosovës e ka merituar që moti të ketë ushtrinë e saj dhe të jetë e barabartë me çdo shtet në botë në aspektin ushtarak.
Kosova tashmë e ka ushtrinë e saj, urime të përzemërta për të gjithë popullin e Kosovës. Lëvizja BESA uron që shteti i Kosovës sa më parë të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare.
Zyra për informim/Kabineti i Kryetarit Bilall Kasami