Kasami: Hapat e deritashme nuk dëshmojnë qeveri reformuese

133

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami e ka vlerësuar takimin me eurokomesarin Johanes Han si të mirë duke shtuar se shpresojnë se kjo Qeveri do të jetë vërtetë reformuese edhe pse hapat e deritashme nuk po dëshmojnë të njëjtën,
“I kemi dhënë vërejtjet e tona se dëshirojmë që kjo Qeveri të jetë reformuese dhe se Lëvizja BESA do të mbështesë edhe më tej të gjitha proceset që Maqedonia të kthehet në rrugën e saj evrointegruese”, tha Kasami.

Para Kasamit, Han ka mbajtur takime edhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, liderin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Comments