Kasami: LSDM-ja ka më shumë vullnet për çështjen shqiptare, por partitë tona duhet të jenë të bashkuara


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka folur në “Interaktiv” se si mund të bashkëpunojnë me partitë tjera në Maqedoni.
Ai ka thënë se pikë kryesore dhe të palëkundur kanë agjendën shqiptare, transmeton Koha.net.
“Ne do të bisedojmë me të gjithë në agjendë kombëtare, se çka me çështjen e shqiptarëve në Maqedoni dhe që të jenë të barabartë në Maqedoni”, ka thënë Kasami.
Në frontin maqedon, ai ka thënë se është LSDM-ja e Zoran Zaevit që duhet të ketë interesim dhe vullnet më të madh për t’u marrë me çështjen shqiptare.
“LSDM-ja po tregon një sens më të madh për çështjen shqiptare, por duhet të marrin partitë shqiptare në dorë dhe ta zgjidhin këtë çështje. LSDM-ja ka më shumë vullnet për shqiptarët, por prapë po them se partitë shqiptare duhet të jenë të bashkuar për çështjen e tyre dhe të drejtat kombëtare”, ka thënë Kasami në “Inteaktiv” të KTV-së.