KASAMI NË STRUGË, THOTË SE BESA DO TI FITOJË ZGJEDHJET LOKALE

152

Strugë, 5 shkurt – Në Degën e Lëvizjes BESA dje në Strugë ka zhvilluar takimin e radhës ku u konsolidua dhe u shqyrtuan aktivitetet e rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Të pranishëm ishin zëvendëskryetari Arben Labënishti, i cili i pari mori fjalën dhe falënderoj aktivistët për kontributin e palodhshëm dhe potencoi se Dega e Strugës së shpejti edhe do të strukturohet me nëndegët dhe degët e saj. Kryetari Lëvizjes BESA,. Bilall Kasami gjithashtu falënderoj antarët dhe aktivistët. Gjithashtu potencoi se tani Lëvizja Besa është subjekt me grup parlamentar dhe në të ardhmen do jetë subjekt i cili do i mbroj denjësisht interesat e shqiptarëve. Kasami nga Struga potencoi se “betejën e kemi fituar, por jo edhe luftën , pra tani duhet struganët të rimbledhin forcat dhe në zgjedhjet komunale do e fitojmë bindshëm dhe se L. BESA do jetë forca e vetme që do i mbrojë interesat shqiptare”. Bilalli ne vazhdim tha se nuk jemi larg partisë me 15 vite pushtet dhe ky duhet të jetë motivi i aktiviteteve të radhës, të cilat do lëshojnë në histori partitë të kriminalizuara dhe të lidhura me nëntokën. Dhe si përfund premtoi se do vizitojë Strugën përsëri dhe takimet me struganët do jenë më të shpeshta.

Comments