Kasami: Nuk e vjedhin dot më mandatin pasi fitorja do të jetë shumë e thellë

82

2021
Sonte Lëvizja Besa ka prezantuar kandidatin e saj për kreun e Komunës së Tetovës në lagjen Migjeni në Tetovë.
Kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga ky subjekt politik ka thënë se duke filluar nga të rinjtë, qytetarët e zakonshëm por edhe afaristë gjigantë nga Tetova e duan ndryshimin e pushtetit lokal dhe janë në mbështetje të kadidaturës so tij, bile edhe po lobojnë në terren.

“Nuk mund të mos jem i motivuar, kur unë sot kam folur me shumë afarist të suksessëm të Tetovë, me të cilët besoj se jo vetëm se do ta bëjmë fitoren, por do ta bëjmë ndryshimn e gjithë ato projekte të cilat ne i premtojmë edhe do t’i realizojmë. Shumë afarist të mëdhej në Tetovë të dëshpëruar nga keqmenaxhimi, kanë marrë guxim dhe po punojnë në terren dhe na mbështesin plotësisht”, ka thënë Kasami.

Ai edhe nga kjo lagje ka ngritur zërin që së bashku pas 17 tetorit të fillojmë të largojmë nga qyteti të gjitha mbeturinat, qentë endacakë duke thënë edhe një herë se ai kujdes të veçantë dot’i kushtojë arsimit fillor dhe të mesëm.

Moebel THEMA

Pas 17 tetorit bashkarisht do të punojmë t’i largojmë edhe këta mbeturina, jo vetëm politike nga komuna, por edhe mbeturinat që na kanë bllokuar rrugët, i kemi përpara shtëpive tona, t’i largojmë qentë endacak, të kemi pastërti në rrugë, të kemi ujë 24 orë, por sigurisht të mos e harrojmë as aktivitetin kulturor, as procesi arsimor. Bashkë me profesorët dhe ekspertët që e kemi përpiluar programën tonë jemi përkushtuar që Tetovës t’i japim njëherë e përgjithmonë shkollim fillor dhe të mesëm në një ndrim dhe do të kenë mundësi për mësim gjithditor, që t’i bëjnë edhe pjesët tjera të aktiviteteve shkencore, kulturore dhe sportive për një rini të edukuar dhe të shëndoshë, këtë e meritoni ju, këtë e meriton Tetova e këtë do ta bëjmë pas 17 tetorit bashkë me ju dhe me gjithë ata që na përkrahin.”, ka thënë Kasami.

Ai në fund ka deklaruar se kësaj rradhe nuk do të mund që të na vidhet mandati, siç ndodhi në zgjedhjet e kaluara lokale, pasi kësaj rradhe qytetarët do ta thellojnë aq shumë diferencës sa që nuk do të mund edhe të vidhet dhe keqpërdoret vota e tyre.

“Pra deri tash gjith komunikimin që kam bërë në terren të gjithë janë për ndryshim, njëherë fitorja na u vodh, kurse tani ajo do të jetë aq e thellë sa që po të tentojnë ta keqpërdorin votën, ta vjedhin përsëri atë, nuk do t’ia arrijnë, sepse vota juaj do të jetë referendum, jo vetëm për të ardhmen e Tetovës. por edhe për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Kasami.

Ai poashtu u ka premtuar banorëve të këtij vendbanimin edhe ndërtimin e një objekti të ri shkollor, pasi deri më tani të gjitha invstimet që janë bërë kanë qenë të dështuara, gjithashtu ai ka premtuar se do të përirësojë edhe infrastrukturën rrugore në këtë lagje.

Comments