Kasami u takua me ambasadorin e Gjermanisë në Maqedoni, Tomas Norbert Gerberiç

379
fresco

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga dy nënkryetarët e partisë, Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri, realizuan takim me ambasadorin e Gjermanisë në Shkup, Tomas Norbert Gerberiç.

Siç citohet në kumtesë, temë diskutimi në këtë takim të rëndësishëm ishte aktualiteti politikë në vend dhe kontributi i Lëvizjes BESA në proceset e rëndësishme për Maqedoninë, siç janë: Marrëveshja në mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, reformat në gjyqësor dhe anëtarësimi i vendit në familjen e madhe Evropiane.

Ambasadori Gjerman Gerberiç e përshëndeti qëndrimin e Lëvizjes BESA që ka për reformat në vend.

Comments