Bilall Kasami ka mbajtur një konferencë për gazetarë, ku ka njoftuar për vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2 rreth legjitimitetit të Lëvizjes BESA.
“Gjykata solli vendimin që ne e kemi thenë shumë herë në paraqitjet tona publike se Lëvizja Besa është një dhe ajo jemi ne. Me këtë vendim të gjykatës refuzohet kërkesa e pabazuar e grupit tjetër joformal duke jua bërë me dije se organet e partisë zgjidhen nga anëtarët e sa. Të gjithë individët që në të ardhmen nuk do reshtohen në Lëvizjen Besa por do vazhdojnë të keqpërdorin emrin e partisë, ndaj të njejtëve do merren masa juridike konform ligjeve të shtetit”, ka deklaruar Kasami.
Ai ka thënë se pas kongresit të mbajtur më 24 shkurt, kanë rrumbullaksuar organet vendim-marrëse të partisë dhe janë të bindur se edhe më fuqishëm do dominojmë skenën politike duke u ofruar si subjekt politik me vizion të qartë politik.
Fjalimi i liderit Bilall Kasami:
Të nderuar përfaqësues të mediave
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Besa,
Të nderuar qytetarë,
Dalja në skenë e Lëvizjes Besa solli në demokratizimin e skenës politike, uli armiqësinë brenda subjekteve politike dhe ngriti shpresën e shqiptarëve në Maqedoni për një përfaqësim politik dinjitoz por edhe reflektim për politikbërjen në përgjithësi. Si duket suksesi i Lëvizjes Besa ishte pengesë paër shumë qarqе të cilat ishin mësuar me mendësinë e vjetër politike dhe që fatkeqësisht këto qarqe përmes klientelizmit arritën që të depërtojnë edhe në Lëvizjen Besa për të dëmtuar atë.
Për fat të keq një pjesë e bashkëudhëtarëve të rrugëtimit të Lëvizjes Besa ranë pre e kësaj propagande dhe u vunë në shërbim të këtyre qarqeve. Ata duke mos dashur që të bëhen pjesë e një gare të shëndoshe demokratike brenda partisë, vendosën që debatin e brendshëm partiak ta shfaqin në publik duke manipuluar, fyer dhe sajuar shumë të pavërteta që normalisht për një periudhë kohore edhe e dëmtuan Lëvizjen tonë.
Ne duke qenë të vetëdijshëm për situatën e krijuar, duke mos dashur që të dëshpërojmë antarsinë tonë por edhe elektoranit shqiptar në përgjithësi vendosëm që këtij grupi të vogël, tani më të vetpërjashtuar nga partia mos i përgjigjemi me të njejtën gjuhë si që e bënin ata. Pra, në asnjë moment as i kemi ofenduar apo nënçmuar por duke respektuar rrugëtimin tonë të përbashkët kemi lejuar që shumë çështje të sqarohen me kalimin e kohës.
Sot, përfundimisht dalim para opinionit publik për të njoftuar se edhe zyrtarisht legjitimiteti jonë që na e kanë dhënë strukturat e Lëvizjes Besa mori edhe epilog legal. Pra, Gjykata Themelore Shkupi 2 përfundimisht solli vendimin që ne e kemi thenë shumë herë në paraqitjet tona publike se Lëvizja Besa është një dhe ajo jemi ne. Me këtë vendim të gjykatës refuzohet kërkesa e pabazuar e grupit tjetër joformal duke jua bërë me dije se organet e partisë zgjidhen nga anëtarët e saj dhe jo nga qarqe të dyshimta që nuk i’a duan të mirën shqiptarëve dhe që nuk janë në shërbim të shqiptarëve.
Pas epilogut gjyqësor, së pari i bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë manipuluar nga individë të caktuar që të rrikthehen në Lëvizjen Besa dhe aty i kanë dyert e hapura pavarsisht kësaj historie të hidhur që ndodhi në muajt e kaluar. Ashtu si kemi bërë thirrje edhe në të kaluarën përsëri apelojmë që të vini dhe bashkarisht ta vazhdojmë rrugën e nisur në Lëvizjen Besa.
Të gjithë individët që në të ardhmen nuk do reshtohen në Lëvizjen Besa por do vazhdojnë të keqpërdorin emrin e partisë, ndaj të njejtëve do merren masa juridike konform ligjeve të shtetit.
Poashtu, i bëjmë thirrje gjitha mediave që në të ardhmen gjatë gjitha paraqitjeve publike që kanë të bëjnë me Lëvizjen Besa, adresa jonë është këtu pasi që nuk ka dhe nuk mund të ketë dy subjekte politike Lëvizje Besa, por ka vetëm një dhe ajo jemi pikërisht ne.
Pas kongresit të mbajtur më 24 Shkurt, ne kemi rrumbullaksuar organet vendim-marrëse të partisë dhe jemi të bindur se edhe më fuqishëm do dominojmë skenën politike duke u ofruar si subjekt politike me vizion të qartë politik, pa hipoteka dhe me frymën e një elite të intelektualëve të rinjë që tanimë janë identitet i Lëvizjes Besa.
Shkup, 03.04.2018
Kryetar i Lëvizjes BESA
Bilall Kasami