Katastrofë për Salzburg, 8 mungesa kundër Partizanit


Megjithëse Salzburg fitoi minimalisht 1-0 në ‘Elbasan Arena’ kundër Paritzanit, në ndeshjen e kthimit kanë nisur dhimbjet e kokës për trajnerin e austriakëve, Oscar Garcia.
Salzburg me shumë mundësi ditën e nesërme do të përballet me 8 mungesa të rëndësishme ku 4 lojtarë janë të dëmtuar, 3 të tjerë janë të pezulluar ndërsa një tjetër është në dyshim.
Reinhold Yabo, Samil Prevljak, Paoulo Miranda, Kristofer Leitgeb janë të dëmtuar dhe mungesa e tyre është e sigurt, ndërsa Diadie Samasekou do mungojë për shkak se është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë në ‘Elbasan Arena’.
Takumi Minamino dhe Hi Çan Huang nuk do të jenë të gatshëm pasi janë grumbulluar me kombëtaren në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.
I vetmi lojtar që është në dyshim është Dajo Upamekano, ndërsa ndeshja e kthimit e vlefshme për turin e tretë paraeleminator të Champions Leagues do të luhet ditën e nesërme në orën 20:30 / Syri.net