Kate Moss duket më se tërheqëse në moshën 51 vjeçare, ndërsa shfaqet në plazh me një çantë në vlerë 40 mijë euro

80

Supermodelja britanike, Kate Moss, ka tërhequr vëmendjen teksa shfaqej me bikini neutrale dhe një çantë luksoze “Hermès Birkin” në krah, gjatë pushimeve të saj në Spanjë.

51-vjeçarja kishte veshur një këmishë të bardhë mbi bikinit dhe kishte lënë flokët e saj bionde të lira mbi supe, ndërsa ecte nëpër rërën e ngrohtë.

Me syze dielli dhe një qëndrim të relaksuar, Kate u shfaq elegante dhe në formë të mirë fizike, shkruan The Sun.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nga kalimtarët nuk ishte trupore e saj, por çanta ikonike e saj në krah – një “Birkin” kafe, e hapur për qasje të lehtë në gjërat e plazhit.

Ajo u fotografua duke u larguar nga uji kristal i detit në Formentera dhe duke u ngjitur drejt pjesës më kodrinore të bregut.

Kate po i shijonte pushimet bashkë me vajzën e saj, Lila Moss, e cila i ngjan shumë nënës dhe tashmë po ndjek hapat e saj në modelim. Më vonë gjatë ditës, ato u panë duke bërë një udhëtim me jaht privat.

Vetëm javën e kaluar, gjatë një qëndrimi në Ibiza, Kate ishte fotografuar duke notuar topless, teksa mbulonte gjoksin me duar.

Që nga mosha 14-vjeçare, Kate ka qenë pjesë e industrisë së modës dhe vazhdon të dëshmojë se është ende në kulmin e karrierës. Së fundmi, ajo pozoi vetëm me reçipeta dhe geta në një fushatë të nxehtë publicitare për “Saint Laurent”.

Megjithatë, kohët e fundit, disa prej miqve të afërt të saj janë shprehur të shqetësuar se ajo mund të jetë rikthyer në stilin e dikurshëm të jetës plot festa dhe alkool.

Një mik i saj tregoi për një ngjarje të mbajtur në “Hyde Park” gjatë muajit korrik: “Kate po argëtohej pa kufij, po pinte kanaçe birre Peroni dhe qëndroi për një kohë në zonën VIP të Van Morrison, për ta ndjekur më pas performancën nga anash skenës. Pastaj u kthye përsëri te bari për një tjetër pije. Gjatë performancës së Neil Young, ajo lëvizte mes audiencës dhe suitave për të vazhduar me birrat. Gjatë gjithë kohës qeshte dhe dukej e hareshme. Ajo ishte shpirti i festës – dhe nuk kishte asnjë kristal meditimi me vete”.

Në vitin 2020, DJ Fat Tony – një prej miqve më të ngushtë të saj – kishte deklaruar se Kate kishte dy vjet që ishte e matur. Madje, me lansimin e brendit të saj të mirëqenies “Cosmoss”, Kate e prezantoi një version të ri të vetes, të përqendruar në balancë dhe vetëkujdes.

Por, sipas miqve të saj, rikthimi në jetën e natës ndikoi edhe në ndarjen me partnerin e saj për nëntë vite, fotografin britanik Nikolai Von Bismarck, i cili është i përkushtuar ndaj një jete pa alkool.

Në dhjetor, miqtë e çiftit thanë se “po ndiqnin rrugë të ndryshme”. Një burim pranë Kate u shpreh: “Ajo ndjehet e mrekullueshme dhe dëshiron të rikthehet në skenë, të argëtohet dhe të jetojë jetën në maksimum”.

Comments