Katër sulme ajrore godasin qytetin e Alepos

177
fresco

midle
Katër sulme ajrore godasin qytetin e Alepos

Katër sulme ajrore kanë goditur pjesët e kontrolluara nga kryengritësit në qytetin sirian të Alepos, duke shënuar sulmet e para atje që prej nisjes së një armëpushimi të hënën e kaluar, kanë bërë të ditur aktivistët.Disa njerëz janë plagosur, ka bërë të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, pa treguar se kush i ka kryer sulmet, transmeton Gazeta Express.

Rusia ka thënë se e ardhmja e armëpushimit është në dyshim, pasi koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka goditur Ushtrinë e Sirisë në Deir al-Zour.

Një këshilltar politik sirian ka thënë për BBC se sulmi ajror amerikan nuk mund të ketë ndodhur gabimisht.

Ndërprerja e armiqësive, e ndërmjetësuar nga SHBA’ja dhe Rusia, nuk përjashton sulmet ndaj grupit militant Shteti Islamik (ISIS), apo ndaj grupeve të tjera xhihadiste.

Comments