Kauza Çame, nuk guxon të harrohet !

487

Erald Selca
Çeshtja Çame dhe çeshtja jonë kombëtare kurrë nuk do të zgjidhen dhe aktualizohen dot kur ne jemi kaq indiferentë dhe të përçarë si mos më keq ku përçarja dominon në parti e shoqata të ndryshme shoqërinë tonë me vetëdije aq të ulët kombëtare!

Shteti shqiptar mbarë politika jonë elitat akademike gjumashe media do duhej të ngrinin zërin për këtë kauzë të shenjtë .

Çamëria e pushtuar , nga shteti terrorist grek dhe trojet tona të tjera nën okupimin serbomalazez maqedon nuk duhet anashkaluar harruar dhe opinioni ndërkombëtar duhet njoftuar përkitazi me mizoritë greke dhe të pushtueseve.

Krimet gjenocidi grek nuk duhet te kalojë në harresë siç dimë ne të harrojmë fatëkeqesisht pushtimet dhe katrahurat tona ndër shekuj!

Greqia terroriste nuk mund të ligjeroj për demokraci kur njerzit nuk i lejon të shohin as varret e gjyshërve dhe tokat e tyre .

Reciprocitet duhet me Greqinë, dhe çdo vend në çdo aspekt e jo kapitullim dhe nënështrim turpërues!

Plagët e kombit si Çamëria dhe viset tona të tjera vazhdojnë të kullojnë , këto plagë nuk do mbyllen kurrë pa zgjidhjen e përgjithshme të çeshtjës sonë kombëtare.

Comments