Kë po thumbon Noizy [Video]

275

Reperi shqiptar, Noizy, ka paralajmëruar befasi të shumta.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram reperi nuk ka hezituar të thumbojë kolegët.

Sipas tij rivalët e tij kanë probleme me ndjekësit në Instagram, teksa ai thotë se s’ka probleme. Reperi ka fshirë të gjitha postimet nga rrjeti i famshëm social dhe duket se po nis epokë të re.

Ndërkaq, Noizy thotë se ka disa projekte gati që shpreson t’i lansojë para vitit të ri.

“Më pas do ju surprizoj me diçka që më ka ngel peng në zemër. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Noizy mes tjerash në mesazhin e tij në Instagram.

Noizy besohet se po shijon një romancë me Dafina Zeqirin së fundmi, pasi kjo e fundit u nda nga ish i dashuri i saj, Jose.

Noizy ka edhe një projekt me Dafinën i cili pritet të lansohet shumë shpejt.

Comments