KE propozon kontrolle shtesë, pesë euro për të hyrë në zonën Schengen

104

Komisioni Europian ka propozuar kontroll shtesë për këdo që hyn në zonën e lëvizjes së lirë Schengen të Bashkimit Europian nga vendi i tretë edhe nëse shtetasit e këtij vendi kanë të drejtë për lëvizje të lirë.

Çmimi i pagesës së hyrjes do të jetë pesë euro, ndërsa profili i njerëzve do të mbetet në sistem aq kohë sa pasaporta e tyre është e vlefshme.

Ky plan i paraqitur sot në Bruksel është i ngjashëm me atë të Shteteve të Bashkuara, që kërkon që njerëzit të paguajnë një çmim dhe ta plotësojnë formularin, duke dhënë detaje për vetveten, para se t’u lejohet hyrja.

Komisioni Europian pret që 97% e atyre që i nënshtrohen kontrollit shtesë të lejohen të hyjnë pa probleme. Shtetasit e të gjitha vendeve që u është mundësuar regjimi i lëvizjes së lirë do të aplikojnë kur të udhëtojnë në BE.

Këtu përfshihen shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, pastaj mund të zbatohet edhe për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, të cilat aktualisht janë në procesin e përfitimit të statusit të lëvizjes së lirë pa viza.

Vendet e BE-së, jashtë zonës Schengen, siç janë: Bullgaria, Kroacia, Irlanda, Rumania dhe Britania janë të përjashtuara nga sistemi i ri.

Shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Europian pritet ta miratojnë këtë propozim, i cili do të zbatohej prej vitit 2020.

Comments