KE: Rekomandim i ri për negociata me Maqedoninë,por i kushtëzuar

278
fresco

midle

Komisari për negociata për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johanes Han, sot në Parlamentin Evropian i prezantoi progres-raportet për vendet nga procesi i zgjerimit për vitin 2016, me ç’rast lidhur me Republikën e Maqedonisë, konfirmoi se Komisioni Evropian jep rekomandim të ri, të tetin me radhë për hapjen e rekomandimeve për anëtarësim në BE. Rekomandimi, siç konfirmoi edhe Han, viti i dytë me radhë është me kusht, ndërsa këtë herë me realizim të plotë të marrëveshjes politike të Përzhinës, përmes zbatimit të zgjedhjeve kredibile më 11 dhjetor, si dhe implementimi i Prioriteteve urgjente reformuese nga KE-ja, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

“Vendi ende nuk ka dalë nga kriza politike vendore edhe krahas hapave të mira që janë ndërmarrë kohë më parë. Tani është mundësia që liderët në vend ta tejkalojnë krizën dhe të marrin parasysh mbajtjen e zgjedhjeve kredibile parlamentare dhe progres në implementimin e Prioriteteve urgjente reformuese të Komisionit Evropian. Si edhe Serbia, vendi ka rol aktiv në krizën migruese dhe bashkëpunim të mirë me vendet fqinje dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian për këtë. Në këtë pikëpamje, Komisioni Evropian vazhdon të japë rekomandim, duke e pas parasysh hapjen e negociatave për anëtarësim të vendit në BE, por me kushte si vjet dhe ajo është implementimi i plotë i marrëveshjes së Përzhinës dhe realizimi i Prioriteteve urgjente reformuese”, porositi komisari Han.

Eurodeputeti nga radhët e socialdemokratëve, Knut Flenkenshtajn, i theksoi Han se “duhet të ketë mbështetje për Prokurorin special dhe prandaj e përshëndet kërkesën për vazhdimin e periudhës së mandatit për akuza”.

“Për Maqedoninë, dëshiroj të theksoj se nga zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe nga realizimi i marrëveshjes së Përzhinës varet gjithçka”, reagoi raportuesi për shtetin e Maqedonisë në PE, Ivo Vajgëll.

Në lidhje me tërë paketën për zgjerim nga Komisioni Evropian, eurokomisari për zgjerim theksoi se vjet ka vendosur strategji afatmesme për mandatin e Komisionit të Junkerit dhe se politika e zgjerimit vazhdon të japë rezultate dhe se ky është mjeti më i mirë për modernizimin e vendit nga Evropa Lindore. Ai theksoi se Brukseli krijon stabilitet, prosperitet për vete dhe për partnerët e tij dhe shtoi se çështja për zgjerimin është e qartë dhe kredibil dhe se ky mbetet interes i BE-së.

“Në shumë vende, janë bërë hapa të rëndësishme dhe reformat lëvizin me shpejtësi shqetësuese dhe kështu shumë vende kanë mangësi. ky është proces afatgjatë dhe mbetet esencial për vlerat themelore që të vendosen në vendin e parë. Vendet bëjnë përpjekje serioze për modernizimin e kornizës dhe infrastrukturës së sistemit gjyqësor. Janë të nevojshme dëshmi të dukshme për luftën kundër rrjeteve kriminale, duhet rezultate, ndërsa edhe kriza migruese i ka goditur vendet nga zgjerimi”, theksoi Han.

Komisari theksoi edhe se funksionimi i institucioneve demokratike janë të dobëta në disa vende, se Parlamenti duhet të kuptohet si mjet demokratik, e jo siç theksoi të ketë bojkote.

“Kultura politike duhet të tejkalohet në interes të qytetarëve”, shtoi Johanes Han lidhur me këtë çështje.

Komisari theksoi edhe se gjendja ekonomike u përmirësua në vendet nga procesi i zgjerimit, por shtoi, edhe se ata ballafaqohen me sfida strukturore, ekonomike dhe sociale, menaxhim i dobët administrativ dhe papunësi te të rinjtë. Ai tha edhe se “sundimi i të drejtës ka dobësi dhe ndikon në klimën investuese”.

Han i lavdëroi vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për mbylljen efektive të rutës migruese perëndimore-ballkanike, duke theksuar se ka ulje të madhe të fluksit të emigrantëve dhe se këtë verë vetëm 18 mijë refugjatë kanë kaluar në këtë rrugë.

“Ata që besojnë se kriza ka përfunduar dhe se mund të kthehemi në normalitet, ai gabon. BE-ja duhet të vazhdojë me bashkëpunim me vendet përmes mundësimit të kapaciteteve për pranim dhe luftë kundër trafikimit me emigrantë. Ndërsa lidhja mes tyre po zgjerohet, posaçërisht përmes procesit të Berlinit të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, i cili sjell fryte. Infrastruktura po përmirësohet , ndërsa Samiti i sivjetmë në Paris solli progres, jo vetëm në mundësitë ekonomike, por në thellimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ndihmës të tejkalohen përleshjet bilaterale”, theksoi Komisari Han.

Lidhur me raportet për vendet e tjera nga procesi i zgjerimit krahas Maqedonisë, komisari Han konfirmoi se Shqipëria merr rekomandim nga Eurokomisioni për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, e kushtëzuar me zbatimin e progresit të besueshëm dhe progres në implementimin e reformave gjyqësore dhe vlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve publikë.

Për Turqinë, njeriu i parë për zgjerimin e Unionit theksoi se ka ecje prapa lidhur me sundimin e të drejtës dhe lirive themelore. Ai theksoi se burgosja e deputetëve nga opozita e shqetësoni BE-në dhe e përkeqëson situatën në juglindje të vendit, posaçërisht mendimi të kthehet dënimi me vdekje.

“Është koha që Ankaraja të tregojë çfarë dëshiron. Edhe krahas sfidave serioze, BE-ja dhe Turqia kanë marrëdhënie të thella në sfera kyçe nga interesi i ndërsjellë dhe progres i Turqisë në përmbushjen e .standardeve për mundësimin e liberalizimit të vizave”, theksoi Han.

Lidhur me Malin e Zi, Han tha se bisedimet për anëtarësim vazhdojnë dhe vlerësoi se zgjedhjet e paradokohshme në vend kanë kaluar në mënyrë të mirë, derisa për Serbinë theksoi se janë të hapura katër kapitujt e parë të bisedimeve, duke përfshirë edhe atë për sundimin e drejtësisë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Për rrugën evropiane të Serbisë, ai theksoi se varet nga progresi i këtyre dy fushave.

Për Bosnjë e Hercegovinën, Johanes Han është decid se ka progres në sferat kyçe, kështu që me kërkesë të Eurokëshillit për Komision Evropian të japë mendim për aplikimin e BeH-së për anëtarësim të vendit në BE, se kjo duhet të jetë e qëndrueshme, ndërsa problemet strukturore të zgjidhen përforcimi i sundimit të drejtësisë dhe administratës publike dhe përmirësimi i bashkëpunimi në vend mbeten prioriet për marrëdhëniet e ardhshme të Bosnjë e Hercegovinës me Unionin.

Lidhur me Kosovën, Han tha se për plotësimin e liberalizimit të vizave, Prishtina duhet t’i tejkalojë politikat e ngecjes dhe të porosisë reforma, sidomos për sundimin e drejtësisë dhe reformat strukturore ekonomike.

“Këto janë pikat më të rëndësishme nga raporti i këtij viti dhe gjithçka që kam thënë tregon se bisedimet inkuadruese janë proces strategjik që sjell rezultate konkrete, reforma ekonomike dhe demokratike dhe se janë proces kompleks, por çdo kapitull dhe etapë e transformon vendin dhe e përforcon stabilitetin në fqinjësi. Vendet partnere janë përgjegjëse dhe duhet t’i ndërmarrin masa për procesin inkuadrues që të jetë i kapshëm. Ballkani Perëndimor është tashmë enklavë në BE dhe për këtë është në interes të të gjithëve me reforma të vërteta dhe më tej ta stabilizojmë rajonin. Konsideroj në mbështetje tuaj të fuqishme dhe në marrëdhënie më të fqishme me vendet e procesit të zgjerimir”, theksoi në fjalimin e tij komisari Johanes Han.

Komisari han, në PE konfirmoi edhe se raporti i ardhshëm i progresit për vendet e procesit të zgjerimit, mes të cilëve edhe për Maqedodninë nuk do të publikohet vitin e ardhshëm, por në pranverë të vitit 2018. Sipas tij, shkaku është se Brukseli dëshiron që këto raporte, si dhe tjerat për shumë çështje dhe vende tjera, të jenë të gjithë së bashku në prnaverë, e jo në mënyrë joproporcionale, një në pranverë, ndërsa tjerat në vjeshtë.

Comments