Kelmendi: Kosova është çliruar me ndihmën e NATO-s dhe të UÇK

200

Moebel THEMA

klemendi

Mbrëmjen e sotme, emisioni Opinion në TV Klan, ka si temë Kombëtaren e Futbollit të Kosovës dhe, më tej, pyetja: a po krijon kjo kombëtare një identitet kosovar?

Një prej të ftuarve në lidhje me temën, analisti Adriatik Kelmendi, tha se për ta saktësuar që në fillim, nëse unë do të shikoj sport, do kisha parë një tjetër lloji: Formula 1, basketboll, tenis, por jo futboll.

Kelmendi theksoj se kjo është diçka më tepër sesa sporti, Kosova është një projekt i shqiptarëve, pavarësia e Kosovës është arritur si një synim i shqiptarëve, ata që s’kanë dashur që shqiptarët të kenë të drejtën e vetvendosjes, me një fjalë e kanë mohuar pvarësinë e Kosovës.

Kosova me të gjitha simbolet e saj, me flamurin me prezantimin kombëtar, selektimin në futboll dhe të gjitha arritjet e tjera, përfaqëson një arritje të shqiptarëve’, tha ai.

Fevziu: Duke mohur flamurin shqiptar ku ajo luan, këtë quani përfaqësim?

Këlmendi: Besoj se këto nuk qëndrojnë dhe ata që merren më tepër me sportin do ta shpjegojnë se pse, megjithatë, këto janë rregullara të vendosura nga FIFA dhe UEFA, për arsyen se në një ndeshje të dy kombëtareve, mund të ketë, në rastin konkret edhe flamuj të Serbisë.

Kosova ka pasur një referendum për pavarësinë e saj, u bënë tashmë 25 vjet, po ashtu ka pasur një betim të UÇK-së që ka kërkuar që të bashkohen trojet shqiptare. Tjetra, Kosova është çliruar me ndihmën e NATOS dhe të UÇK_së dhe partnerëve të tjerë poltik të organizuar dhe të intelektualëve që kanë pasur si një vizion çlirimin e saj“, tha Këlmendi.

Shiko videon:  

Comments