Këmbësorja goditet me veturë në qendër të Prishtinës

Një femër është goditur nga një veturë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë rreth orës 15:00.
Policia e Prishtinës e konfirmoi rastin duke thënë se vetura të cilën e ngiste i dyshuari ka goditur këmbësoren femër.
“Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKU ndërsa Policia po merret me rastin”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Edhe në mëngjes në këtë rrugë ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave ku lëndime kanë marr disa persona.