Kënga e Florent Boshnjakut përfaqëson Maltën në Junior Eurovision

235

Moebel THEMA

Kompozitori i njohur kosovar Florent Boshnjaku ka arritur një tjetër sukses në karrierën e tij.

Një këngë e kompozuar nga ai do të përfaqësojë Maltën në Junior Eurovision. Malta do të jetë nikoqire e këtij eventi prestigjioz që mbahet në nëntor. Kënga titullohet “Parachute” dhe këndohet nga 13-vjeçarja Christina Magrin.

“Këtë vit Malta do të paraqitet në JuniorEurovision me këngën time e cila fitoi konkursin të përfaqësojë këtë vend shumë të bukur. Kënga quhet “Parachute” dhe këndohet nga këngëtarja 13-vjeçare super e talentuar Christina Magrin”, ka shkruar Boshnjaku në Facebook duke bërë të ditur se kjo këngë do të publikohet të enjten.

Ai ka kujtuar edhe interpretimet e shkëlqyeshme të Magrinit me këngën “Suus” që kishte përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision vjet më parë.

Comments