Kënga e re e Unikkatil rrjedh ilegalisht në internet
Ka rrjedhur ilegalisht në internet kënga e re e Unikkatilit ‘1dashni’.
Derisa po bëhet gati për një koncert madhështor i cili do të mbahet në mitrovicë, Unikkatil si duket po punon edhe për projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net.
Së fundmi madje i është publikuar në mënyrë ilegale një prej këngëve e cila mban titullin ‘1 dashni’.
Unikkatil njihet një prej rep-artistëve i cili ka arritur suksese me projektet muzikore të cilat dëshohen edhe sot.
Së fundmi ai e ka konfirmuar pjesëmarrjen në koncertin i cili do të mbahet më 27 korrik në Mitrovicë dhe interesimi për të shkuar shihet se është shumë i madh./Lajmi.net/
