Kënga e Rita Orës promovohet edhe në “Times Square” të Nju Jorkut[Foto]

179

Bëhet fjalë për këngën “Let you love me”, e cila që në ditët e para të publikimit po pritet mirë në publik, shkruan lajmi.net.

Kësaj kënge, Rita ia ka shoqëruar edhe videoklipin, ndërsa pas dy muajsh pritet edhe lansimi i albumit me titull “Phoenix”.

“Let you love me” tashmë ka kaluar milionëshin e parë në YouTube dhe është në mesin e këngëve “trending”.

Kënga e Ritës është shfaqur edhe në ekranet e mëdha të “Times Square”, kjo gjë e ka gëzuar atë dhe falënderoi përmes rrjeteve.

“Nuk mund të besoj se sa zemra dhe mbështetje që po më jepni për “Let You Love Me”, faleminderit Spotify për “Billboard”-in në Times Square! “Let You Love Me” është video numër një në trend në YouTube dhe tashmë e shtata në iTunes”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Comments