Anëtarja e KQZ-së nga komuniteti turk, Müferra Şinik, ka lënë të nënkuptohet se ka pasur presion nga anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, në lidhje me miratimin e buxhetit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pasi Krasniqi ka kërcënuar anëtarët e KQZ-së që votuan buxhetin, ai ia ka përmendur disa herë emrin përfaqësuesit turke dhe e ka lëshuar mbledhjen.
Müferra Şinik ka reaguar shpejt duke treguar që dje dhe sot ka marr mesazhe telefonike rreth kësaj çështje.
Megjithatë, ajo nuk ka përmende emra se nga kush i ka marrë këto mesazhe.
“Tash, dje, sot, telefon, mesazhe, sa herë kam pasur preson unë. Çka mundemi me votu kam votu. Tash, dy herë me marrë fjalën dhe me thanë: Myfera, Myfera”, ka thënë ajo
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, është munduar të presionin, duke thënë se anëtarët e KQZ-së e kanë punën me presion.
Më pas, anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, e ka pyetur anëtaren turke në KQZ, nëse ka pasur presion nga ai.
Ajo ka thënë se nuk ka pasur presion nga Kurteshi.
Por, kur ky i fundit e ka pyetur, nëse ka pasur presion nga kolegu i tij Alban Krasniqi, përfaqësues tutke nuk e ka mohuar.
Ajo ka thënë që të mos i kërkohet që të përmend emra.
“Ai nuk është këtu, mos me pyet për emnin të lutem”, ka thënë ajo.

