Kërcënohet Gruevski: S’merr pjesë në rivotim dhe s’do pranojë rezultatet



Para pak çastesh ka kuvenduar komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së dhe mori vendimin me të cilin do ti informoj të gjithë ata të cilët kanë të drejtuar sytë kah mbrojtja e Maqedonisë, është shprehur lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Greuvski para masës së tubuar para KSHZ-së.
“KSHZ ka marrë vendime joligjore për të luajtur me vullnetin zgjedhor të popullit. Puna e KSHZ-së u shëndërua në parodi. Kemi informacione për ndërhyrje të përfaqësuesve të huaj në punën e KSHZ-së. Ftojmë që mos të kryhet presion ndaj gjykatës administrative. Por nëse e njëjta konfirmon vendimet joligjore të KSHZ-së, atëherë VMRO-DPMNE nuk do të mer pjesë në rivotim dhe nuk do të pranojë rezultatet” është shprehur Gruevski.