Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klement Zguri mësohet të jetë kërcënuar nga një person nga Shkodra në Facebook. Garda e ka marrë më pas urgjentisht në mbrojtje.
Ky informacion është i pretenduar nga vetë Klement Zguri. Gjithashtu në mbrojtje janë marë dhe familjarët e Zgurit dhe është patrulluar banesa.
Kjo ka ndodhur një ditë pasi në KQZ ka patur përplasje në lidhje me hapjen e kutive të 30 qershorit.
Arsyet e këtyre kërcënimeve mendohet të jenë qëndrimet që Zguri ka mbajtur ndaj zgjedhjeve të 30 qershorit.