Ish-lojtari i Getafes, Sergio Pachon, e ka sfiduar Leo Messin përmes një statusi në Twitter.
Pachon ka luajtur për Getafen nga viti 2004 deri 2007 dhe e ka paralajmëruar Leo Messin se nuk do ta ketë të lehtë të shtunën kundër Getafes në kuadër të La Ligës, transmeton Express.
Statusi i Pachon vjen pas performances fantastike te yllit argjentinas ndaj Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku Messi shënoi dy gola në fitoren bindëse të Barcelonës 3-0.
“Sa bukur është të jesh Messi dhe të shënosh në të gjitha ndeshjet… hahaha por shikoni të shtunën vini në Getafe dhe nuk do të jetë e lehtë. Vamos Geta”, ka shkruar Pachon në Twitter, drejtuar Messit.
Getafe e pret Barcelonën këtë të shtune, në një ndeshje që do të nisë nga ora 16:15.