Kërcënoi gazetarët, kallëzim penal kundër një banori të Tearcës

511

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka njoftuar Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë se është ngritur kallëzim penal kundër personit A.E (36) nga fshati Tearcë e Tetovës për shkak të dyshimit të veprës së kryer penale “rrezikim të sigurisë” kundër gazetarëve, njoftojnë nga SHGM.

Nga SHGM, lidhur me raportimin thonë se përgjigja e MPB-së lidhur me këtë rast është për t’u përshëndetur, ndërsa hap i ardhshëm është veprimi urgjent nga ana e prokurorisë pastaj i gjyqit me qëllim siç thonë, “ata që shkelin të drejtat e gazetarëve të përballen me drejtësinë”.

Më 22 mars të këtij viti nga ana e SHGM-së deri te SPB Tetovë është ngritur kërkesë për veprim sipas kallëzimit për sigurinë e gazetarëve dhe mediave të rrjetit social Fejsbuk.

Bëhet fjalë për rast ku nga profili i këtij rrjeti social i emëruar si Arben Esati u publikua përmbajtje me kërcënime eksplicite ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik të mediave: Pa Censurë, TV21, Gazeta Ekspres, Tetova Sot, Koha TV, Koha Njuz, Kumanova Sot, TV Shenja dhe Lajm Press.

“Ky publikim i personit Arben Esati ka shkaktuar ndjenë të frikës dhe pasigurisë rreth rrezikimit të jetës së një pjese të gazetarëve të këtyre mediave dhe anëtarëve të familjeve të tyre”, thonë në SHGM.

Pas ndërhyrjes nga ana e SHGM-së, në koordinim me disa gazetarë që janë prekur në këtë rasat është dorëzuar kërkesë deri te MPB për zbatim urgjent të hetimit

Comments