Kërcënon Haxhiu: Situata do të dal jashtë kontrollit e përgjegjës do të jenë Mustafa, Thaçi e Veseli
Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se procedimi i marrëveshjes për demarkacion në Kuvend nga ana e Qeverisë është tradhti ndaj kombit, demokracisë, vullnetit të qytetarëve dhe fakteve.
“Qeveria në orët e hershme të mëngjesit, ka proceduar në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi edhe përkundër fakteve që dje pas argumenteve të profesoreve dhe eksperteve edhe njëherë u dëshmua se me marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi, Malit të Zi janë falë mbi 8200 ha! Procedimi i kësaj marrëveshje është tradhëti ndaj kombit, demokracisë, vullnetit të qytetarëve dhe fakteve! Është tashmë evidente që situata do të dal jashtë kontrollit dhe për këtë do të mbahen përgjegjës Mustafa, Thaçi e Veseli!”, ka shkruar Haxhiu.