Kërçiku: Po luajmë mirë, na mungojnë vetëm fitoret

396
fresco

Para startit të ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit, për mikrofonin e Supersport u prononcua edhe Dorian Kërçiku, mesfushor i bardhebluve, që nuk është gati për këtë takim, pasi vuna prej kohësh nga një dëmtim.

Si është gjendja juaj fizike?
Gjendja ime është drejt përmirësimit dhe besoj se me pauzën e kombëtares, kam kohën e duhur që të rikthehem në fushë.

Si ndihesh kur shikon Tiranën që nuk ia del të fitojë?
Ekipi ka luajtur shumë mirë 3 ndeshjet e fundit me ardhjen e Memës në pankinë. Sot shpresojmë të fitojmë e të kthehemi në normalitet.

Sa në presion ju vënë këto rezultatet e fundit?
Mendoj se 3 ndeshjet e fundit, kemi zhvilluar ndeshje të mira, por nuk kemi marrë rezultate. Sot do jetë kthesa për një nisje të re. Shanset sot janë të barabarta, por t’ia lëmë fushës.

Cilat kanë qenë udhëzimet e Memës, për të dalë nga kjo situatë?
Udhëzimi ka qenë të ndjekim ato që bëjmë në stërvitje dhe kështu do shkojmë te fitorja.

Ka shumë dëmtime te Tirana. Mos duhet të ndryshoni mënyrën si stërviteni?
Po, shumë e drejtë, kohët e fundit jam dëmtuar shumë futbollistë. Shpresoj që kur të kthehem, të mos dëmtohem më.

Ju keni shumë vite te Tirana. si është situata brenda skuadrës? Si është atmosfera?
Atmosfera është normale, gjithçka po shkon mirë. Vetëm rezultatet na mungojnë. Shpresojmë të kthehemi dhe ta çojmë Tironën aty ku i takon.

Comments