KËRÇOVARI BIE NGA SHTYLLA DHE MBETET I VDEKUR

333

rryma

Dyzet e dy vjeçari S.R nga fshati Strellc i Kërçovës, gjatë punës është rrëzuar nga një shtyllë në lagjen Raça të Ohrit dhe ka marrë lëndime të rënda trupore, pas çka është transferuar në Qendrën Mjekësore në Ohër. Për shkak seriozitetit të lëndimeve, është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, por gjatë rrugën drejt Shkupit ka vdekur.

Siç informon MPB-ja, fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 12:30, S.R ka qenë i punësuar në një firmë prodhues për nevojat e EVN-së dhe në momentin kritik  është ngjitur në shtyllë të lartë tetë metra që t’i largojë telat. Shtylla është thyer në pjesën e poshtme, pas çka S.R dhe shtylla janë rrëzuar në tokë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB-së Ohër. Me urdhër të prokurorit publik sot ndaj trupit të të vdekurit do të bëhet autopsi.

Comments