
Më 01.10.2025, në orën 13:50, në Kërçovë, zyrtarë policorë nga NJPB Kërçovë arrestuan V.S. (45) nga Kërçova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një pushkë gjahu “IJ-18” dhe 40 fishekë gjahu.
Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.