Kërkesa e madhe për miell, banorët e Likovës vërshojnë mullinjtë (Foto)

347
fresco

Efekti i Korona Virusit ka shkaktuar panik të madhe edhe te banorët e Komunës së Likovës duke i detyruar që t`i vërshojnë marketet, barnatoret por edhe mullinjtë, shkruan Almakos.
Qindra qytetar për çdo ditë gjenden para marketeve, barnatoreve si dhe mullinjve kështu duke shkaktuar harxhimin e rezervave dhe produkteve të ndryshme të nevojshme për jetesë.
Sot,lexuesit e Almakos në redaksinë tonë dërguan disa foto nga një Mulli në Komunën e Likovës ku shikohen disa vetura të parkuara me radhë njerëzish duke pritur për të blerë miell.
Dihet botërisht se trendi i blerjes së bukës nga qytetarët e Komunës së Likovës viteve të fundit ka qenë në rritje, por si duket, efekti i Korona Virusit ka shkaktuar kthimin mbrapa kur nënat tona përgatisnin vet bukën për tërë familjen./Almakos/

Comments