Kërkesa e VMRO-së për amnisti, LSDM: S’ka amnisti për ata që tentuan t’i vrasin deputetët

219

Kërkesën e VMRO-së për amnisti për pjesëmarrësit në dhunën në Kuvend e ka komentuar edhe LSDM…

“Me kërkesën për amnistimin e personave pjesëmarrës në dhunën ndaj deputetëve, VMRO-DPMNE-ja tregon se ata janë urdhëruesit e dhunës dhe qëndrojnë pas së enjtes së përgjakshme”,- thonë nga LSDM.

“Sado të mundohet VMRO-DPMNE -ja t’i shpëtojë kryerësit e saj nga përgjegjësia për dhunën e 27 prillit, nuk do t’ia arrijë. Nuk do të ketë amnisti për ata që ndihmuan në tentim-vrasjen e deputetëve”,- thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Në asnjë vend demokratik nuk mund të ketë falje për veprat e rënda penale, si tentim vrasja, rrezikimi terrorist dhe vepra kundër shtetit”,- përkujtojnë nga selia në Bihacka.

Comments