Iniciativa qytetare “Liri për viktimat e Grujevizmit” kërkon amnisti për të burgosurit dhe revizion të gjykimeve nga gjykatësit maqedonas gjatë periudhës së pushtetit të kaluar. Ata kërkojnë që Kuvendi ta fus në rend dite propozim ligjin për amnisti të cilin e kanë dërguar para 18 ditësh. Familjarët e të akuzuarve gjithashtu u ankuan edhe për kushtet e këqija nëpër burgjet e vendit.
“Personat nëpër burgje që ndërrojnë jetë, shpesh vdesin nga dhuna e ushtruar. Tek personat që janë të dënuar me burg të përjetshëm, kemi raste të cilat unë kur i kam dëgjuar kam ngelur e habitur ku n prezencë të personit mjekësor personit të dënuar I është vënë injeksion dhe në gjendje pa vetëdije është detyruar ta pranon fajin të cilin nuk e ka bërë. “ Nuk kemi përgjegjësi as nga ministri i ri Drejtësisë, as nga drejtoresha për sanksione, nuk kemi përgjegjësi as nga drejtori i Idrizovës të cilët ende vazhdojnë të qëndrojnë në pozita – tha Meri Nikollova, aktiviste.
“Ditëve në vijim do ta dërgojmë propozim ligjin për amnisti deri te kryeministri Zaev duke mos pritur më shumë që atë ta bëj Kuvendi. Ne si familjarë të të dënuarve ndjehemi të detyruar të themi se nga i njëjti nuk dorëzohemi. Burgjet tona nuk janë burgje Evropiane ndërsa ne jemi shtet që duam të integrohemi në Evropë por me kësi kushtesh katastrofale dhe me kësi ligjesh nuk mundemi të shkojmë në Evropë dhe NATO – u shpreh Alia Kadrievska, Iniciator.
“Gati dhjetë vite ne kërkojmë drejtësi. Meqë deri më tani nuk kishte drejtësi, meqë kishim një qeveri të tillë e cila nuk pranonte asnjë dokument por sa më shumë dënime të bëj dhe sa më shumë para të mbledh. Ne si familjarë zgjodhëm të kërkojmë amnisti sepse kemi qeveri të re e cila mendoj se do të na ndihmojë në këtë iniciativë dhe do t’i lirojë këta persona për të cilët janë bërë raste të montuara –tha Jetullah Qerimi, familjar.
Aktivistët e kësaj iniciative treguan se ka persona me shikim të dëmtuar, persona me kancer të cilët nuk iu lejohet shërimi në shtëpi por mbahen nëpër burgje në kushte jo njerëzore. Sipas tyre kjo është një arsye shtesë e ndryshimit të ligjit për amnisti. Aktivistet po ashtu paralajmëruan se në rast se propozim ligji i tyre nuk përfillet as nga Kuvendi as nga kryeministri, atëherë ata do të vendosen në tenda para Kuvendit./alsat-m