Kërkohet ministri Hyseni për të dhënë përgjegjësi për sigurinë

260
fresco
midle

 

Deputeti i PDK-së, Besim Beqaj ka deklaruar në seancën e sotme, duke thënë se është dashur ta kenë ministrin e brendshëm me një deklaratë lidhur me rastin të informojë zyrtarisht.

Sipas tij, kjo është tepër shqetësuese, pasi ky Kuvend brenda dhe jashtë ka shumë pajise që mund ta evidentonin një rast të tillë.

“Dikush duhet të jap përgjegjësi. S’po kuptoj me çfarë përgjegjësie sillen institucionet e sigurisë së vendit tonë”, tha ai.

Ndërkohë, deputetja Besa Gaxherri tha se nuk guxojmë ta paragjykojmë askënd por partitë politike duhet ta marrim përgjegjësinë.

Ndërkaq, Arben Gashi tha se: “pika 3 le me nënkuptua aludon në parti politike që ka marrë pjesë në atë që ka ndodh. Një tekst i tillë nuk guxon të jetë kështu. Pika tre duhet të hiqet. Nuk guxojmë derisa nuk ka raport zyrtarë, kuvendi nuk guxon të aprovoj një tekst që le të nënkuptoj që ngjarja e brendshme ka ndodh si pasojë e mosmarrëveshjeve politike. Nëse mbetet pika 3 unë e deklaroj voten time kundër”, shprehet Gashi.

Kurse, deputeti Bardhyl Meta tha se kuvendin nuk e ka gjuajt ndonjë borxhli me zollë me i marrë paret.

“Këtu s’kemi të bëjmë me akt të një njeriu të dehur. Akti i sulmit është politik, s’ka të bëjë a e ka bërë Rusia e Bullgaria, akti është politik terrorist kriminal, po më vjen keq që është sjellë që s’ka qenë i koordinuar, derisa një grup politik tha se nuk kemi marrë pjesë në hartimin e tekstit”, tha ai.

Comments