Kërkonin drejtësi, rreth 100 persona vriten gjatë protestave në Etiopi

190

1

Të paktën 97 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve gjatë fundjavës, në zona të ndryshme të shtetit afrikan të Etiopisë.

Denoncimi është bërë nga Amnesty International, një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Mijëra demonstrues kanë protestuar në rajonet e Oromia-s dhe Amara-s kundër qeverisë, duke kërkuar reforma politike, drejtësi dhe shtet të së drejtës.

Viktimat më të shumta u shënuan në Bahir Dar, ku të paktën 30 persona u vranë nga policia vetëm në një ditë.

Comments