Rusia nuk do ta pengojë apo t’i përzihet Maqedonisë nëse do të hyjë në BE ose NATO dhe do ta respektojë këtë, populli maqedonas dhe Maqedonia duhet vetë të vendosin, por duhet të kenë zgjidhje, porositi sot Aleksandar Dugin, këshilltar i parë i presidentit Vlladimir Putin dhe kreator i strategjisë gjithsllovene ruse në panel diskutimin në Shkup, transmeton Medial.mk.
Dugin ndryshe njihet edhe si kreator i strategjisë antiperëndimore të Rusisë.
Në panel diskutimin ka marrë pjesë edhe Leonid Savin, këshilltari i dytë i Putinit, ndërsa është organizuar nga partia e Janko Baçevit.
Dugin dhe Savin para rreth 300 qytetarëve të Shkupit, thanë se Maqedonia duhet të mendojë për anëtarësim në BE e cila po copëtohet, por për ndonjë Union ballkanik dhe përfshirje në Unionin euro -aziatik ekonomik.

