Këshilltari francez i qeverisë i reagon politikanit esktremist që foli kundër Kosovës: Të shpallet person non-grata

198

Deklaratat publike kundër Kosovës të politikanit francez, Nicolas Bay kanë nxitur edhe reagimin e një francezi tjetër, por këtë radhë në përkrahje të Kosovës.

Bëhet fjalë për Sebastien Gricourt, i cili së fundi po e këshillon Qeverinë e Kosovës si këshilltar i jashtëm. Ai ka një aktivitet shumëvjeçar në Francë, ndërsa udhëheq me Qendrën Ballkanike të Fondacionit Jean Jaures, me qendër në Paris.

Gricourt madje ka kërkuar që francezi të shpallet person non-grata në Kosovë.

“Unë po shkruaj nga #Prizreni, qyteti paqësor dhe multikulturor. I vetmi devijim i vërtetë është ajo që ju i bëni të vërtetës dhe realiteteve të së shkuarës dhe të së tashmes. V-të nuk përfaqësojnë #Francën por ju jeni mishërimi i gënjeshtrës dhe urrejtjes #PersonaNonGrata në #Kosovë”

Nicolas Bay u bë i njohur ditëve të fundit me postimet dhe deklaratat kundër Kosovës, duke pretenduar se qytetet si Prizreni, Mitrovica e të tjera kanë trashëgimi serbe dhe janë zaptuar nga muslimanët shqiptarë.

Këto deklarata nxitën shumë reagime në rrjetet sociale, por jo edhe ndonjë qëndrim zyrtar të institucioneve shtetërore./Gazeta10

Comments